• OKB: Regjimi sionist të ndërpresë dhunën kundër palestinezëve

Reporterët special të OKB për të drejtat e njeriut ditën e martë me anë të një deklarate kanë kërkuar dënuar krimet e regjimit sionist në rripin e Gazës.

Reporterët specialë të OKB për të drejtat e njeriut pasi theksuan se ushtarakët sionistë përdorin armët e zjarrit dhe plumbat kundër protestuesve palestinezë kanë thënë se me dhjetëra protestues mes tyre gra dhe fëmijë janë martirizuar dhe plagosur ditët e fundit në Gaza. Ata për këtë kanë kërkuar që regjimi sionist të ndërpresë dhunën ndaj palestinezëve. Rripi i Gazës prej disa javës ka organizuar protesta për të drejtën e kthimit. Protestat kanë nisur më 30 mars në Ditën e Tokës dhe do të vazhdojnë deri në Ditën e Nekbatit. Nga 30 marsi deri më 18 prill forcat sioniste duke përdorur armët e zjarrit dhe plumbat kundër protestuesve kanë martirizuar 40 palestinezë dhe plagosur mbi 4 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet që regjimi sionist kryen ndaj palestinezëve. Protestat për të drejtën e kthimit, organizohen për të rikujtuar vendimin e 30 marsit të vitit 1976 të regjimit sionist për konfiskimin e tokave dhe territoreve palestineze. Që nga ajo kohë regjimi sionist duke dëbuar palestinezët nga vendi i tyre ka ndërtuar koloni sioniste në rajonet palestineze.

Apr 18, 2018 09:08 Europe/Tirane
Komente