• Plagosen disa palestinezë njëkohësisht me transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë

Në kohën kur Amerika sot në një veprim të paligjshëm transferon ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë (Jerusalemin), forcat ushtarake izraelite kanë shtënë me armë në drejtim të palestinezëve në lindje të Khan Junes dhe kanë plagosur 4 palestinezë.

Qendra informative të Palestinës njoftoi se forcat e regjimit sionist sot në mëngjes gjithashtu pasi kanë depërtuar në lindje të rajonin Xhebalia, kanë shtënë me armë në drejtim të palestinezëve dhe kanë plagosur të paktën dy të rinj palestinezë. Populli i Palestinës sot organizon protestën e madhe për të drejtën e kthimit. Ndërkohë ushtria e regjimit sionist sot në mëngjes me makina të rënda të saj ka filluar pozicionohet në zonat kufitare me Rripin e Gazës dhe ka krijuar pengesa të mëdha për të penguar depërtimin e protestuesve palestinezë në territoret e pushtuara palestineze.

Maj 14, 2018 13:00 Europe/Tirane
Komente