• Mahmud Abas: populli palestinez nuk pranon ndërmjetësimin e Amerikën

Kreu i AAP pasi dënoi krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve ditën e hënë, deklaroi se popullit palestinez nuk e pranon më ndërmjetësimin e Amerikës.

Pasi dënoi agresionin e regjimit sionist kundër palestinezë ditën e hënë, Mahmud Abas tha: Me këtë krim, ka përfunduar ndërmjetësimi I Amerikës në procesin e paqes mes palestinezëve dhe regjimit të Izraelit. Kreu i AAP ndër të tjera tha se hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem i jep legjitimit ndërtimit të kolonive sioniste në Lindje të Kodsit. Siç theksoi Mahmud Abas, me gjithë presionet dhe padrejtësitë që kryhen ndaj popullit palestinez, ky popull do të vazhdojë rezistencën e tij paqësore deri në formimin e Palestinës së Pavarur. Njëkohësisht me hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, forcat sioniste kanë martirizuar mbi 50 protestues palestinezë dhe kanë plagosur mbi 2 mijë të tjerë.

Maj 15, 2018 10:34 Europe/Tirane
Komente