• Shfaqja e re teatrale e Netanjahut kundër Iranit

Kryeministri i regjimit sionist ditën e mërkurë ka vazhduar shfaqjet e tij teatrale kundër Republikës Islamike të Iranit dhe në një program televiziv ka treguar disa pjesë të cilat ai thotë se janë të një droni iranian që u rrëzua në hapësirën e Palestinës së pushtuar gjatë muajit shkurt.

Beniamin Netanjahu në një intervistë për Voice News, bëri publike disa pjesë që ai pretendoi se janë të një droni iranian. Regjimi sionist më 10 shkurt pretendoi se ka rrëzuar një dron iranian që ishte futur në hapësirën ajrore të Palestinës së Pushtuar. Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet qesharake të kryeministrit të regjimit sionist. beniamin Netanjahu më 30 prill në një shfaqje teatrale, publikoi disa dokumente, foto dhe cd duke pretenduar se irnoi ka program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE duke reaguar ndaj shfaqjes teatrale të Netanjahut, tha se ANEA deri më tani ka konfirmuar disa herë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe shtoi se Netanjahu nuk ka asnjë dokument për të vërtetuar pretendimet e tij se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 maj duke përsëritur akuzat e pabaza të Netanjahut kundër Irani, shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve brenda 3-6 muajve të ardhshëm.

Maj 17, 2018 09:13 Europe/Tirane
Komente