• Organizohet takimi i përfaqësuesve të Ligës Arabe për çështjen e Palestinës

Takimi i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe në nivel të përfaqësuesve të përhershëm u mbajt me qëllim të shqyrtimit të pasojave të transferimit të ambasadës së Amerikës në Kodsin e shenjtë.

Takimi i Ligës Arabe në nivel të përfaqësuesve të përhershëm u zhvilluar të mërkurën me kërkesë të Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës, me qëllim të shqyrtimit të pasojave të transferimit të ambasadës së Amerikës në Bejtul-Mokafes. Diab Al-Louh, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Ligën Arabe, para fillimit të këtij takimi, ka theksuar se për tu përballur me krimet e papara të regjimit sionist kundër popullit palestinez, duhet të merren vendime konkrete për të vepruar. Ai shtoi se transferimi i ambasadës së Amerikës në Kods në përvjetorin e mizorisë së pushtimit të Palestinës, është shkelje e hapur e të drejtave të popullit të Palestinës dhe provokim i ndjenjave të popujve arabe dhe myslimanë dhe të krishterë.

Maj 17, 2018 14:17 Europe/Tirane
Komente