• Hamas kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare të ndihmojë heqjen e Rripit të Gazës

Pas paralajmërimeve të organizatave ndërkombëtare se Rripi i Gazës deri në vitin 2020 do të shkojë në një gjendje në të cilën më nuk mund të jetohet në këtë rajon, Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) me anë të një deklarate ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndërhyjë me veprime për të hequr bllokadën kundër këtij rajoni.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, në shkurt të vitit 2018 e përshkruar gjendjen njerëzore dhe ekonomike në Rripin e Gazës shumë të keqe dhe duke u bazuar në llogaritjet e kësaj Organizate, ai ka deklaruar se Rripi i gazës deri në vitin 2020 do të shndërrohet në një rajon në të cilin nuk mund të jetohet, përveç nëse bëhen veprime konkrete për të përmirësuar nivelin e ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve të institucioneve themelore në këtë rajon. Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të marrë masa serioze dhe vepruese për t’i dhënë fund krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe për të hequr bllokadën kundër Rripit të Gazës. Hamas ka deklaruar: “Vazhdimi i kësaj krize, po e çon Rripin e Gazës gjithnjë e më afër shpërthimit më të madh i cili do të ushtrojë ndikim mbi të gjithë”. Hamas gjithashtu ka bërë të ditur se protestat paqësore për të drejtën e kthimit do të vazhdojnë deri në thyerjen e portës së burgut më të madh në botë.

Tags

Maj 17, 2018 14:39 Europe/Tirane
Komente