• 7 aktiviste për të drejtat e grave arrestohen në Arabinë Saudite

Shtatë aktivistë që vepronin në fushën e të drejtave të grave në Arabinë Saudite janë arrestuar me akuzë të përhapjes së spekulimeve në opinionin publik.

Agjencia e lajmeve AFP në një raport të saj ka thënë se shtatë aktiviste të fushës së të drejtave të femrave në Arabinë Saudite janë arrestuar nga forcat e sigurisë dhe të policisë së këtij vendi. Këto aktiviste janë arrestuar me akuzë të përhapjes së spekulimeve dhe përçarjeve në opinionin publik të këtij vendi. Disa media të Arabisë Saudite në lidhje me këtë kanë shkruar se këta persona kanë publikuar materiale në lidhje me lirinë e ngasjes së makinave nga femrat. AFP ka thënë se këto arrestime janë kryer në kohën kur vetëm disa ditë kanë mbetur deri në hyrjen në fuqi të ligjit për lejimin e femrave të ngasin makinën në këtë vend.

Tags

Maj 20, 2018 13:09 Europe/Tirane
Komente