• Jemenasit protestojnë kundër EBA

Jemenasit janë ngritur në protesta kundër pushtuesve emiratas në qytetin Aden.

 Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, Valiad Reisi një prej liderëve të rezistencës në jug të Jemenit, është arrestuar pasi në shtëpinë e tij kishte vendosur parulla kundër pranisë së forcave emiratase në Jemen. Ai pas një përleshje me forcat e EBA është plagosur. Ndërkohë forcat e Jemenit janë konfrontuar me mercenarët emiratas në qytetin Aden dhe kanë djegur flamurin e EBA. Vlen të theksohet se në zonat jugore të Jemenit, janë aktiv grupet terroriste si Al Kaida dhe në këto zona janë vendosur trupat pushtuese të Arabisë saudite dhe EBA. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Maj 28, 2018 09:06 Europe/Tirane
Komente