• Rezistenca hedhë raketa, Netanjahu thërret mbledhje urgjente

Pas sulmit raketor të gjerë të forcave të rezistencës në territoret e pushtuara, kryeministri i regjimit sionist ka kërkuar mbajtjen e mbledhjes urgjente të kabinetit qeveritar izraelit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se radio e ushtrisë së regjimit sionist të martën ka pohuar se sistemi i mbrojtjes kundër raketore "Kupola e Hekurt" ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë disa raketa të hedhura ndërsa disa raketa të tjera kanë goditur disa koloni sioniste.  Mediat sioniste kanë deklaruar se Rezistenca e Palestinës të martën (sot) në mëngjes të paktën 22 raketa ka hedhur në drejtim të territoreve të pushtuara dhe një sulm i tillë ishte i paparë që nga koha e luftës 50 ditore në verën e vitit 2014. Kanali televiziv Al Mejadin ka raportuar se që nga orët e para të mëngjesit rreth 30 predha janë hedhur në drejtim të kolonive sioniste në afërsi të Rripit të Gazës dhe ky është numri më i madh që nga koha e luftës në Rripin e Gazës. Pas këtij sulmi është ngritur alarmi në territoret e pushtuara dhe të gjithë kolonët sionist janë futur në strehimore. Sulmi raketor i Rezistencës Palestineze është kryer në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së tre palestinezëve nga ana e forcave të regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës.

Maj 29, 2018 11:39 Europe/Tirane
Komente