• Përfaqësuesit e Rusisë, Amerikës dhe Jordanisë takohen për krizën në Siri

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë të mërkurën bëri të ditur programin e takimit të përfaqësuesve të këtij vendi me përfaqësuesit e Amerikës dhe Jordanisë në lidhje me zonat për reduktimin e tensioneve në Siri që do të zhvillohet në Aman.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Mikhail Bogdanov në lidhje me nivelin e zhvillimit të këtij takimi, deklaroi: "Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë në këtë takim në çdo nivel që të jetë i pranueshëm për partnerët tanë. Pala jordaneze që nga fillimi ka propozuar që këto bisedime të zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme. Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë është i gatshëm të marrë pjesë në këtë takim dhe aktualisht po presim përgjigjen e palës amerikane". Bodanov të martën në lidhje me këtë takim trepalësh kishte thënë se Moska ka mbështetur idenë për zhvillimin e takimit trepalësh mes Rusisë, Amerikës dhe Jordanisë për të biseduar në lidhje me zonat për reduktimin e tensioneve në Siri. Ky diplomat rus nuk ka bërë të ditur kohën se kur do të zhvillohet ky takim.

Maj 30, 2018 13:30 Europe/Tirane
Komente