• Dorëzimi i qindra terroristëve të ISIS-it nga Kurdistanit i Irakut në Bagdad

853 të burgosur të akuzuar për anëtarësim në grupin terrorist-takfirist ISIS nga Kurdistani i Irakut u janë dorëzuat Bagdadit.

Sipas IRNA, Dinard Zebari, përgjegjës për reagimin ndaj raporteve ndërkombëtare në rajonin Kurdistan, në një konferencë shtypi të hënën tha se numri i të burgosurve të akuzuar për anëtarësim dhe bashkëpunim me grupin terrorist ISIS nga korriku 2017 e deri në mars 2018 arriti në 2,704 në krahinën e Kurdistanit të Irakut. Nga këto persona, 853 prej tyre u janë dorëzuar zyrtarëve irakianë të cilët nga ana e tyre kanë vlerësuar se numri i terroristëve të ISIS  në rajonin e Kurdistanit të Irakut arrin deri në 5.000. Qeveria e Irakut më 21 dhjetor 2017 njoftoi fundin e pranisë ushtarake të grupit terrorist ISIS, mirëpo mbetjet e këtij grupi, herë pas here kryejnë sulme në rajone të ndryshme të Irakut.

Jun 12, 2018 08:15 Europe/Tirane
Komente