• Turqia njofton shkatërrimin e 12 pozicioneve të PKK në veri të Irakut

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se 12 pozicione të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në Kandil dhe Sinxhar u shkatërruan gjatë sulmeve së fundit ushtarake të kryera mbrëmë në veri të Irakut.

Operacionet ushtarake turke në veri të Irakut, të cilat filluan rreth tre muaj më parë, kanë arritur kulmin në javët e fundit me qëllim të kapjes së majave Kandil në kufirin iraken-iranian dhe vazhdojnë të bombardojnë disa rajone malore në këtë vend. Sipas kryeministrit turk Binali Yildirim, forcat turke aktualisht ndodhen dhjetëra kilometra brenda Irakut verior dhe mund të avancojnë më tej për të sulmuar rebelët kurdë në malet Kandil. Yildirim përsëriti atë që Presidenti turk Erdogan tha të enjten në mbrëmje. Presidenti turk kishte kërcënuar se forcat turke do të kryejnë një sulm mbi rajonet Kandil dhe Sinxhar nëse Iraku nuk arrin të pastrojë rajonin nga njësitë e PKK. Ndërkohë, kryeministri irakian Haider al-Abadi shprehu vendosmërinë për të negociuar me Turqinë, por ai i bëri thirrje Ankarasë të respektojë sovranitetin e Irakut, duke shtuar se Turqia ka pasur prani ushtarake në Irakun verior për më shumë se 30 vjet. "Ne nuk do të pranojmë një sulm ndaj sovranitetit irakian, edhe nëse kjo bëhet në kuadër të fushatës elektorale turke", tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të 24 qershorit në Turqi.

 

Tags

Jun 12, 2018 15:26 Europe/Tirane
Komente