• Forcohet kapaciteti raketor i ushtrisë së Sirisë në kufirin e Golanit të pushtuar

Burimet ushtarake të Sirisë kanë thënë se ushtria e Sirisë ka forcuar njësitë e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore në kufirin me Golanin e pushtuar në jug të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë gjithashtu ka shtuar edhe numrin e forcave të saj në jug të këtij vendi dhe në rajonin kufitar që ndan Golanin ka dislokuar sistemet e mbrojtjes raketore të reja. Regjmi sionist që nga vitit 1967 kas pushtuar rreth 200 km2 të territorit të Sirisë në lartësitë e Golanit. Në bazë të këtij raporti, qëllimi i forcimit të njësisë raketore kundërajrore të Sirisë në Golan, është rritja e gatishmërisë së forcave siriane për t'u përballur me sulmet e papritura të regjimit sionist që mund të kryhen për të penguar avancimin e forcave siriane në luftën kundër terroristëve në të armatosur në jug të Sirisë.

Jun 13, 2018 14:24 Europe/Tirane
Komente