• Arikat kërkon nga vendet evropiane njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës

Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka kërkuar nga vendet evropiane njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Bejtul-Mokades.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Saib Arikat, të mërkurën në takim me Fernando Gentilini, të dërguarin e Bashkimit Evropian për ndjekjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, kërkoi vendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër kolonive sioniste që ka ndërtuar Izraeli në territoret e uzurpuar palestineze. Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në këtë takim gjithashtu theksoi edhe për nevojën e mbështetjes financiare ndaj agjencisë UNRWA në mënyrë që kjo agjenci të ketë mundësi të vazhdojë dhënien e shërbimeve për të shpërngulurit me dhunë palestinezë.

Tags

Jun 14, 2018 12:16 Europe/Tirane
Komente