• OKB paralajmëron për vdekjen e foshnjave në Rripin e Gazës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se pavarësisht reduktimit të statistikave të vdekjes së foshnjave në rajone të ndryshme të botës, në Rripin e Gazës këto statistika nuk janë ulur fare.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, të mërkurën, në selinë e OKB në Nju Jork, ka paralajmëruar në lidhje me nivelin e lartë të vdekjes së foshnjave në Rripin e Gazës në Palestinë për shkak të se ky rajon ndodhet nën bllokadën e hekurt që nga viti 2007. Stéphane Dujarric deklaroi: "Në bazë të vlerësimeve të reja të agjencisë UNRWA, në 10 vitet e kaluara numri i vdekjes së foshnjave në rajonin e Rripit të Gazës në Palestinë, përkundër në rajonet e ndryshme të botës, nuk është reduktuar aspak. Agjencia UNRWA gjithashtu ka raportuar dhe paralajmëruar për përkeqësimin e madh të situatës dhe kushteve sociale dhe ekonomike të banorëve në Rripin e Gazës gjatë dekadës së kaluar dhe pas vendosjes së bllokadës së ashpër kundër këtij rajoni".

Jun 14, 2018 12:26 Europe/Tirane
Komente