• Hudejda po reziston

Aeroporti ndërkombëtar i qytetit perëndimor të Jemenit Hudejda, falë qëndresës së ushtrisë së Jemenit, të mbështetur nga luftëtarë aleatë nga Komitetet popullore dhe të lëvizjes Ansarullah,  ende po i reziston agresionit të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, pavarësisht sulmeve ajrore kundër këtij aeroporti, që konsiderohet si një litar shpëtimi për miliona civilë jemenas.

Gjatë ditëve të fundit, avionët që i përkasin koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar aeroportin vital me dhjetëra sulme ajrore, ndërsa militantët e mbështetur nga Arabia Saudite, besnikë ndaj ish-Presidentit të Jemenit, Mansur Hadi, po tentojnë të fitojnë terren drejt kompleksit të aeroportit të Hudejdas. Të martën, Ebtesam al-Motavakel, kryetarja e frontit kulturor kundër pushtuesve në Hudejda, tha se forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët Huthi kishin zmbrapsur me sukses sulmet e nisura nga milicia e Mansur Hadit dhe nga mercenarët e koalicionit saudit. Mutawakel tha gjithashtu se forcat jemenase kishin arritur të shtynin frontin e luftimeve me forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite rreth 40 kilometra larg aeroportit. Ajo më tej tha se jeta dhe trafiku në Hudejda ishte pothuajse normale. Ndërkohë, Muhamed al-Bukhaiti, një zyrtar i lartë në zyrën politike të Ansarullahut, tha se luftimet me forcat saudite u përqendruan në pjesët jugore të aeroportit dhe se avionët e agresorëve kishin siguruar mbulim ajror për forcat tokësore. Bukhaiti shtoi se forcat jemenase kishin arritur të shkatërronin të paktën tetë automjete ushtarake të koalicionit saudit vetëm në zonën e al-Davvar. Ai tha gjithashtu se luftëtarët e Jemenit jo vetëm bllokuan avancimin e pushtuesve në gjashtë fronte rreth qytetit, por gjithashtu arritën të shkatërronin një numër të madh të automjeteve të tyre ushtarake dhe të blinduara.

 

Tags

Jun 19, 2018 21:22 Europe/Tirane
Komente