• Kushtet e Izraelit për anulimin e bllokadës kundër Gazës

Burimet sioniste kanë njoftuar për disa kushte të reja të regjimit sionist për anulimin e bllokadës së vendosur kundër rripit të Gazës.

Kanali 13 i regjimit sionist ditën e hënë njoftoi se ky regjim së shpejti do të propozojë heqjen e bllokadës kundër Gazës dhe ndërtimin e një porti të ri në këtë rajon. Avigdor Liberman ministër i luftë si regjimit sionist i cili ka shkuar për një vizitë në Qipro në takim me presidentin e këtij vendi përmendi çështjen e heqjes së bllokadës kundër gazës me kushtin që të lirohen ushtarët e arrestuar dhe të dorëzohen ushtarët e zhdukur izraelitë në Gaza. Regjimi sionist prej mëse 10 vitesh ka vendosur bllokadë totale kundër Gazës për shkak se populli i këtij rajoni mbështet rezistencën islamik palestineze Hamas. Gjatë kësaj kohe regjimi sionist ka kryer disa luftëra dhe agresione kundër gazës duke lënë të vrarë e të plagosur me mijëra banorë të këtij rajoni. Gjatë këtyre agresioneve, Hamasi dhe populli i Gazës ka bërë rezistencë heroike duke u shkaktuar shumë dëme ushtrisë së regjimit sionist dhe duke arrestuar një numër të madh ushtarësh izraelitë.

Tags

Jun 26, 2018 10:14 Europe/Tirane
Komente