• Ministri i jashtëm i Bahrejnit përsërit deklaratat anti-iraniane

Ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit në vazhdim të politikave të regjimit Al Khalifa për t’i bërë qejfin Arabisë Saudite dhe Amerikës, në një deklaratë anti-iraniane pretendoi se Teherani po kërcënon me ndërprerjen e eksportit të naftës së rajoni në rast të përballjes me sanksionet kundër eksportit të naftës së Iranit, në kohën kur po përballet me probleme ekonomike.

Vlen tët heksohet se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të hënën në një takim me iranianët me qëndrim në Zvicër në reagim ndaj kërcënimeve të Amerikës në lidhje me ndërprerjen e eksportit të naftës së Iranit, tha se deklaratat e Donald Trump për ndërprerjen e eksportit të naftës së Iranit, do të thonë se nuk do të eksportohet nafta e gjithë rajoni. Khalid bin Ahmed Ale Khalifa gjithashtu në një pretendim të pabazë e akuzoi Iranin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit.

 

Tags

Jul 06, 2018 14:51 Europe/Tirane
Komente