• Amerika do të ndërtojë konsullatën më të madhe të saj në rajonin e Kurdistanit

Amerika ka përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e konsullatës më të madhe të saj në rajonin e Kurdistanit të Irakut në një kohë kur ekzistojnë shqetësime se ajo do të mbështesë rrymat separatiste të këtij rajonit.

Lajmi për nisjen e punimeve për ndërtimin e konsullatës më të madhe të Amerikës në rajonin e Kurdistanit të Irakut u dha nga agjencia Rusia Today sipas të cilës në ceremoninë përkatëse ishte edhe Nicervan Barzani kryeministër i qeverisë së rajonit të Kurdistanit dhe Daglas Siliman ambasador i Amerikës në Irak. Shumë analistë frikësohen nga fakti se kjo konsullatë në të ardhmen do të kthehet në ambasadën amerikane në rajonin e Kurdistanit. Konsullata do të ndërtohet në një territor prej 200 mijë metra katrorë dhe ndodhet në rrugën mes qytetit Erbil dhe rajonin Bermam. Shuma për ndërtimin e këtij konsullate është 600 milion dollarë. ambasada amerikane në Bagdad konsiderohet ambasada më e madhe në botë dhe kjo ka ngjallur kundërshtimin e partive dhe grupeve të ndryshme politike në Irak.

Jul 07, 2018 09:17 Europe/Tirane
Komente