• Regjimi sionist në mënyrë të paligjshëm mbyll korridorin e vetëm tregtar të Rripit të Gazës

Anëtari i zyrës politike të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës dënoi ashpër veprimin e regjimit sionist në mbylljen e korridorit Kerem Abu Salem i cili është korridori i vetëm tregtar për Rripin e Gazës dhe e quajti atë veprim të paligjshëm. Së fundi kabineti i regjimit sionist i drejtuar nga Beniamin Netanjahu ndaloi shkëmbimin tregtar të mallrave me Rripin e Gazës nëpërmjet korridorit tregtar Kerem Abu Salem.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ramzi Rabah, përfaqësuesi i zyrës politike të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinë, këtë vendim të paligjshëm të qeverisë së regjimit sionist e quajti pjesë të operacioneve hakmarrëse të Tel Avivit kundër Rripit të Gazës dhe shtoi: “Sionistët për të mbuluar paaftësinë e tyre dhe përball vullnetit të popullit të Palestinës dhe protestave për të drejtën e kthimit në Rripin e Gazës, ka marrë këtë veprim çnjerëzor”.

Tags

Jul 12, 2018 15:46 Europe/Tirane
Komente