• Me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur, rezultat i sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen

Një organizatë e të drejtave të njeriut në Jemen deklaroi se që nga fillimi i agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë vrarë dhe plagosur rreth 38 mijë qytetarë jemenas.

 Qendra “Të drejtat dhe Zhvillimi” në Jemen sot (të enjten) ka publikuar një raport në të cilin ka thënë se që nga fillimi i agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit në mars të vitit 2015, janë vrarë 14700 civilë jemenas dhe janë plagosur mbi 23 mijë persona të tjerë. Sipas këtij raporti, mbi një e katërta e viktimave janë gra dhe fëmijë. Gjithashtu në këtë raport thuhet se përgjatë mbi 3 viteve të bombardimeve të rajoneve të ndryshme të Jemenit, janë shkatërruar me qindra shtëpi dhe objekte, me dhjetëra aeroporte dhe porte kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Gjithashtu si pasoj e bombardimeve të koalicionit saudit në Jemen, janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale me qindra xhami, spitale, shkolla, universitete, tregje, fabrika, qendra sportive dhe një pjesë e madhe e tokave bujqësore.

Jul 12, 2018 16:01 Europe/Tirane
Komente