• Ushtria e Sirisë ka çliruar qytezën Tafas

Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë në vazhdim të avancimeve të saj kundër terroristëve në provincën Dara ka çliruar qytezën Tafas.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se pasi që grupet e armatosura në qytezën Tafas në provincën Dara i janë bashkuar procesit të pajtimit kombëtar, njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë vendosur flamurin e këtij vendi mbi godinat e pushtetit lokal të kësaj qyteze.

Grupet kryengritëse në qytezën Tafas në perëndim të provincës Dara me ndërmjetësimin e Rusisë, kanë pranuar pajtimin kombëtar me qeverinë dhe kanë kërkuar të luftojnë kundër grupit terrorist ISIS në rajonet e tjera të kësaj province. Ushtria e Sirisë ka marrë nën kontroll edhe pjesë të tjera në qytetin Dara, qendër e provincës Dara dhe duke i çliruar ato nga pushtimi i terroristëve.

Tags

Jul 12, 2018 16:11 Europe/Tirane
Komente