• Miliona qytetarë jemenas protestojnë kundër arrogancës

Me miliona qytetarë të Jemenit me rastin e ditës "Thirrje kundër arrogancës" janë mbledhur në tubime protestuese në provincat Sana, Al-Hudejdah, Sa'de, Haxhe dhe Imran dhe kanë protestuar me motot "Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit dhe vdekje regjimit Al Saud".  

Kanali televiziv Al Masira raportoi se në marshin protestues me rastin e ditës "Thirrje kundër arrogancës" që është caktuar nga Husejn Badrudin Al-Huthi në vitin 2002, kanë marrë pjesë me miliona qytetarë jemenas. Vlen të theksohet se Husejn Badrudin Al-Huthi, lideri i myslimanëve shiitë të Jemenit, që nga viti 2002 ishte ngritur kundër pranisë ushtarake të Amerikës në Jemen me pretekst të luftës kundër terrorizmit dhe Al Kaidas dhe është vrarë në vitin 2004 gjatë luftimeve me forcat ushtarake ish-regjimit në provincën Sa'de të Jemenit.

Qytetarët e Jemenit gjatë kësaj proteste kanë deklaruar se thirrja e tyre është kundër Amerikës, Izraelit dhe kundër atyre të cilët po vrasin grat dhe fëmijët jemenas dhe bota më në fund do ta kuptojë se me këto thirrje dhe britma do të lëkundet pushteti i atyre që po bëjnë krime kundër popullit të Jemenit.

Ndërkohë forcat ushtarake dhe popullore të Jemenit gjatë një operacioni special në rajonin Xhebelija të provincës Al-Hudejda kanë marrë nën kontroll disa pozicione të rëndësishme dhe kanë shkatërruar disa automjete luftarake të agresorëve dhe mercenarëve sauditë.

 

Jul 14, 2018 15:19 Europe/Tirane
Komente