• Rreth 75 civilë sirianë janë vrarë ose plagosur gjatë një sulmi kamikaz në jug të Sirisë

Mediat siriane kanë njoftuar se sulmi ndodhi sot (të mërkurën) në mëngjes si pasojë e një shpërthimi kamikaz të kryer në qendër të qytetit Suvejda në jug të Sirisë dhe shkaktoi vrasjen e 38 civilëve dhe plagosjen e 37 personave të tjerë.

Kanali televiziv Al-Akhbarija raportoi se një terrorist kamikaz kishte shpërthyer rripin me lëndë eksplozive në tregun e perimeve dhe dy terroristë të tjerë janë vrarë nga forcat siriane para se të shpërthejnë rripat me lëndë eksplozive në rajonin Al-Maslakh të këtij qyteti. Drejtori i shëndetësisë në provincën Suvejda të Sirisë ka deklaruar se për shkak se disa prej të plagosurve akoma ndodhen në gjendje kritike, ekziston mundësia që numri i të vrarë të shtohet edhe më shumë. 

Ndërkohë sot në mëngjes si pasojë e sulmit të terroristëve në fshatrat Al-Matuna, Duma dhe Tima në pjesën verilindore të provincës Suvejda, janë vrarë ose plagosur disa civilë sirianë.  

Tags

Jul 25, 2018 12:59 Europe/Tirane
Komente