• Ushtria sioniste sulmon rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan

Forcat e ushtrisë së regjimit sionist në vazhdën e politikave shtypëse dhe armiqësore kundër popullit palestinez, kanë sulmuar dhe kryer bastisje në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën (sot) kanë sulmuar Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe janë përleshur me palestinezët dhe kanë arrestuar shtatë palestinezë. Ndërkohë Ahed Al-Tamimi vajza palestineze e cila u lirua disa orë më parë nga burgjet e regjimit sionist, në deklaratën e saj të parë ka theksuar se populli i Palestinës do të vazhdojë rezistencën e vet përball regjimit sionist deri në shkatërrimin e këtij regjimi.

Jul 29, 2018 15:31 Europe/Tirane
Komente