• Ushtria izraelite konfiskon edhe anijen e dytë për thyerjen e bllokadës së Gazës

Forcat detare të ushtrisë së regjimit sionist sot të dielën, kanë sulmuar Anijen e Lirisë -2" dhe kanë konfiskuar këtë anije ndërsa 8 pasagjerët e saj i kanë arrestuar.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Avichaj Adraee, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, ka thënë se kjo anije pasi është inspektuar, do të dërgohet në një bazë të ushtrisë së Izraelit në portin Ashtud në territoret e pushtuara. Anija e Lirisë -2 sot ishte nisur nga porti i Gazës në drejtim të botës së jashtme. Kjo është anija e dytë e cila niset nga porti i Gazës për të thyer bllokadën ndaj Rripit të Gazës. Anije në fjalë pasi ishte larguar 60 milje nga bregdeti i Gazës, është konfiskuar nga forcat e ushtrisë së regjimit sionist.

Tags

Jul 29, 2018 16:10 Europe/Tirane
Komente