• Protestuesit bahrejnas kërkojnë lirimin e kreut të këshillit të dijetarëve shiitë

Populli bahrejnas përmes një proteste, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Maxhid Al Mashall, kryetar i këshillit të dijetarëve shiitë.

Protestuesit bahrejnas në duar mbanin imazhe të Al Mashall, këndonin slogane duke bërë thirrje për lirimin e tij si dhe ofruan mbështetje për Sheijh Isa Kasem, klerikun kryesor të shiitëve në Bahrejn. Protestuesit bahrejnas gjithashtu protestuan kundër vazhdimit të ndalimit ët faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Imam Xhafer Sadik në rajonin Al Barzan. Al Mashall është dënuar me dy vite burgim për shkak të pjesëmarrjes në një protestë paqësore për mbështetjen e Isa Kasem.

 

Tags

Aug 03, 2018 19:20 Europe/Tirane
Komente