• Plani i ri i bin Salman,

Princi saudit i kurorës ka hyrë në një fazë të re të krizës diplomatike midis Riadit dhe Otavës.

Alex Climenti, gazetar i Agjencisë së Lajmeve "Signal", ka thënë për rrjetin televiziv CNN se kriza diplomatike midis Riadit dhe Otavës është pjesë e planit të princit të kurorës së Arabisë Saudite bin Salman për të krijuar një "diktaturë intelektuale" në një shoqëri konservatore në botë. "Unë mendoj se ata janë aq të ndjeshëm për shkak të një arsyeje shumë të rëndësishme" theksoi ai. Mohamed bin Salman po përpiqet të ndjek një proces delikat, nga njëra anë, duke çliruar disa aspekte të një shoqërie konservatore saudite dhe, nga ana tjetër, duke fituar një fuqi absolute në këtë shoqëri. Kontestet midis dy vendeve arritën kulmin kur diplomatët kanadezë, duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm kanadez, në mesazhet e tyre në Twitter, shprehën shqetësimin e tyre të thellë për arrestimet e fundit të aktivistëve të shoqërisë civile dhe të drejtave të grave në Arabinë Saudite, përfshirë Samira Khatami dhe inkurajuan autoritetet saudite që menjëherë të bëjnë lirimin e këtyre të burgosurve, por kërkesa e Otavës u pasua me zemërim nga zyrtarët në Riad. Climenti ka thënë: "Ajo që bëri bin Salman, në fakt, dërgon një mesazh se ne nuk pranojmë asnjë kritikë nga jashtë shtetit sa i përket të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite". Ai e dërgon këtë mesazh jo vetëm për Kanadanë, por edhe për të gjitha vendet e botës. Sipas tij, princi i kurorës i Arabisë Saudite mund të përpiqet të shfrytëzojë fokusin e Trump në Iran dhe ngurrimin e tij dhe mosrespektimin e çështjeve të të drejtave të njeriut në favor të tij. Veçanërisht pas Samitit të G7, Donald Trump, i cili kritikoi kryeministrin kanadez Justin Trudo, marrëdhëniet SHBA-Kanadeze u zbehën. Trump akuzoi Trudo për deklarata të rreme për tregti. Ai ka shtuar: "Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se kjo pikë ka marrë vëmendje të veçantë dhe deri në njëfarë mase edhe Trump është i përfshirë në këtë rast. Siç e dini, qeveria amerikane asnjëherë nuk angazhohet të ndryshojë situatën e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Për shkak se ka një aleancë kyçe, rajonale dhe strategjike me Arabinë Saudite dhe furnizohet me një sasi të madhe të naftës nga ky vend. Pra, Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të kritikojnë Arabinë Saudite.

 

Tags

Aug 08, 2018 19:32 Europe/Tirane
Komente