• KS i OKB kërkon hetim për vrasjen e 50 fëmijëve jemenas nga avionët sauditë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi "të besueshëm dhe transparent" për një sulm ajror të kohëve të fundit nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite që vrau dhjetëra nxënës në Jemen.

Thirrja u bë gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit, një ditë pasi aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite sulmuan një autobus shkollor në një treg në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ada, duke vrarë të paktën 55 civilë, kryesisht fëmijë dhe duke plagosur 87 të tjerë. Pak orë pas sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres denoncoi agresionin vdekjeprurës ajror dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi këtë rast. Autobusi i sulmuar nga forcat e koalicionit saudit transportonte fëmijë që ndjekin klasat verore të Kuranit të Shenjtë, njoftoi rrjeti i televizionit të Jemenit, Al-Masirah.

 

Aug 11, 2018 20:22 Europe/Tirane
Komente