• Veprimi i paligjshëm i SHBA për të ndërtuar një aeroport ushtarak në Sirinë veri-lindore

Një gazetë siriane njofton veprimet e paligjshme të trupave amerikane për të ndërtuar një aeroport ushtarak në qarkun Al-Shadi të krahinës së Haseke, në Siri.

Gazeta siriane Al-Watan ka thënë: Rreth 150 dërgesa amerikane me materiale të ndërtimit dhe armë ushtarake nga veriu i Irakut kanë hyrë në provincën Deir al-Zur, që nënkupton ndërtimin e një aeroporti ushtarak amerikan në këtë zonë. Kjo gazetë thekson: Forcat kurde të Sirisë (të mbështetura nga SHBA) i kanë lejuar këto ngarkesa amerikane të hyjnë në zonat që janë nën kontrollin e tyre. Një takim u zhvillua gjithashtu midis një delegacioni amerikan të udhëhequr nga ish-ambasadori amerikan në Bahrejn me anëtarët e Këshillit Demokratik të Sirisë.

 

Tags

Aug 17, 2018 17:13 Europe/Tirane
Komente