• Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në sulmet e fundit të sauditëve në perëndim të Jemenit

Në sulmet ajrore të koalicionit saudit në rajonin Al Kavei, në jug të provincës Hudejda (perëndim të Jemenit), janë vrarë të paktën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Në të njëjtën kohë, avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar shtatë herë rajonin Al Axhasher, në veri të Jemenit. Edhe rajone të ndryshme të banuara në provincën Sade (në veri të Jemenit), kanë qenë sot objekt të sulmeve raketore dhe artilerike të Arabisë Saudite. Nga ana tjetër, si pasojë e shpërthimit të një bombe në provincën Taiz (jugperëndim të Jemenit), janë vrarë disa mercenarë sauditë.

 

Aug 23, 2018 20:03 Europe/Tirane
Komente