• Shkon në 180 numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza

Një i ri palestinës i cili ishte plagosur më herët nga plumbat e forcave ushtarake të regjimit sionist, është martirizuar ditën e dielë.

Ahmed Xhahad Ajidi më 30 mars u plagos në lindje të rripit të gazës me plumbat e lëshuara nga ushtarët sionistë. Në atë ditë në Gaza dhe disa zona të tjera të Palestinës, u organizuan protestat e mëdha për të drejtën e kthimit me rastin e Ditës së tokës. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 180 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16,500 të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën.

Aug 25, 2018 11:09 Europe/Tirane
Komente