• Jemenasit sulmojnë me raketa një bazë ushtarake në Arabinë Saudite

Forcat popullore të Jemenit dhe ushtria kanë lëshuar disa raketa ndaj një baze të ushtrisë së Arabisë Saudite enë rajonin Nexhran në jug të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës, ushtria e Jemenit ka lëshuar raketa të tipit Zelzal 2 kundër bazave ushtarake Mashal dhe Malhame në rajonin Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Gjithashtu mësohet se ushtria e Jemenit ka sulmuar me topa dhe artileri të rëndë rajonin Asir dhe bazën e mercenarëve sauditë në Xhizan duke u shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Aug 26, 2018 10:01 Europe/Tirane
Komente