• Avionët sauditë bombardojnë Sanan

Avionët luftarakë të regjimit Saudit kanë bombarduar të paktën 10 herë kryeqytetin Sana të Jemenit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës, objekt i sulmeve të avionëve luftarakë të arabisë Saudite ishte aeroporti ndërkombëtar Sana, baza ajrore Dilami dhe disa zona të tjera të kryeqytetit. Ndërkohë sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë të patrullojnë dhe fluturojnë mbi qiellin e Sanas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 

 

Tags

Aug 28, 2018 09:40 Europe/Tirane
Komente