• Bahrejn: Protesta kundër regjimit Al Khalifa

Në rajonin Ma’amer të Bahrejnit janë organizuar protesta kundër pushtetit Al Khalifa.

Agjencia Manama e lajmeve njofton se në qytetin Ma’amer me dhjetëra bahrejnas janë ngritur në protesta për të kundërshtuar regjimin Al Khalifa dhe për të shprehur nderime për dëshmorët. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “ Deri në rrëzimin e regjimit Al Khalifa, jemi pranë jush”. Ata gjithashtu me thirrjet e tyre kanë shprehur vazhdimin e aktiviteteve politike dhe revolucionare të popullit bahrejnas me qëllim përcaktimin e fatit të vendit. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta popullore që prej shkurtit 2011, protesta që janë shtypur me dhunë nga forcat e rendit të mbështetur nga forcat e Arabisë Saudite. Për çdo ditë në Bahrejn arrestohen aktivistë politikë ndërkohë që nga viti 2011 e deri më tani me dhjetëra persona janë vrarë, me mijëra janë plagosur dhe shumë të tjerë janë burgosur.

Tags

Aug 28, 2018 09:41 Europe/Tirane
Komente