• Kritikat e ashpra të OKB-së për krimet saudite në Jemen

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara tha se sulmet brutale nga Arabia Saudite dhe mbështetësit e koalicionit të udhëhequr nga sauditët, kanë vrarë një mijëra fëmijë jemenas.

Ai ka përmendur bombardimet në shkolla, spitale dhe markete, si pasojë e të cilave kanë vdekur mijëra persona. Ai ka paralajmëruar se bllokada ajrore dhe ajo detare mund të cilësohet krim i luftës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 

Tags

Aug 28, 2018 20:59 Europe/Tirane
Komente