• Forcat jemenase marrin nën kontroll 2 baza të agresorëve në Xhizan

Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë arritur të marrin nën kontroll 2 baza të agresorëve sauditë në qytetin kufitar Xhizan.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr sipas të cilës forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit, në operacionet për marrjen e kontrollit të këtyre bazave kanë vrarë dhe plagosur shumë mercenarë sauditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.

Aug 29, 2018 10:41 Europe/Tirane
Komente