• Krime të reja të sauditëve në Jemen

Në vazhdën e krimeve të Arabisë Saudite kundër popullit të pambrojtur të Jemenit, avionët luftarakë kanë sulmuar zonat në brigjet perëndimore duke vrarë dhe plagosur shumë civilë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajonin Tahtia në perëndim të Jemenit. Ndërkohë ekspertë të Këshillit për të Drejtat e njeriut pranë OKB kanë përpiluar një raport prej 41 faqesh rreth 11 sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen, si sulmet ndaj tregjeve, ceremonive martesore, ceremonive mortale dhe sulmet ndaj peshkatarëve jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Aug 30, 2018 09:37 Europe/Tirane
Komente