• Një bazë ushtarake saudite goditet nga raketat e Jemenit

Forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore në Jemen kanë goditur me raketa një bazë të Arabisë saudite në rajonin Nexhran në jug të këtij vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës, forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të jemenit kanë lëshuar raketa të tipit Badr-1 dhe Zelzal-2 kundër bazës ushtarake saudite në rajonin Nexharan. Forcat ushtarake të Jemenit, gjithashtu kanë lëshuar një raketë balistike të prodhuar brenda vendit në një bazë ushtarake në rajonin kufitar Asir në jugperëndim të Arabisë Saudite, si hakmarrje për fushatën ushtarake të regjimit saudit kundër Jemenit. Baza al-Xharbah në rrethin Dhahran ishte vënë në shënjestër me raketën balistike Badr-1 me rreze të shkurtër, duke shtuar se raketa e kishte goditur objektivin e caktuar me saktësi të madhe. Raporti shtoi se raketa gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në këtë bazë të ushtrisë saudite, duke vrarë dhe plagosur një numër të papërcaktuar të trupave saudite. Ndërkohë, ushtria jemenase ka sulmuar bazën ushtarake Talah në rajonin jugor saudit të Naxhranit me raketa dhe predha mortaje, duke shkaktuar dëme të shumta në këtë bazë. Për më tepër, një numër forcash mercenare saudite u vranë në rajonin Kersh të krahinës juglindore të Jemenit, Lehexh,  pasi trupat jemenase filluan një sulm kundër pozicioneve të tyre. Gjithashtu dhjetëra militantë të sponsorizuar nga sauditët dhe besnikë ndaj ish-presidentit të Jemenit Abd Rabuh Mansur Hadi, u vranë ose u plagosën kur trupat e Jemenit dhe aleatët e tyre sulmuan bazat e tyre në zonën Hamir në provincën jugperëndimore të Jemenit, Taiz.

 

 

Tags

Aug 31, 2018 08:20 Europe/Tirane
Komente