• Terroristët nga frika e sulmeve të ushtrisë siriane, shkatërrojnë dy ura në Idlib

Terroristët nga frika e një sulmi të ushtrisë siriane në Idlib, kanë shkatërruar dy ura komunikimi për të prishur mundësinë e lëvizjes së forcave siriane drejt kësaj province.

Burime siriane kanë njoftuar se terroristët shpërthyen dy ura në provincën Hama, në afërsi të Idlibit, që lidhin territoret që janë nën kontrollin e opozitarëve me rajonet nën kontrollin e qeverisë siriane, në mënyrë që të parandalojnë forcat siriane të fillojnë një ofensivë në këtë provincë. Dy urat që gjenden në vendbanimet Al Shariah dhe Beit El Rasa në Sahle Ghab ishin ndër urat më të rëndësishme dhe më të mëdha në Hama që lidhën Shahr al-Sharia dhe Beit El-Raz dhe fshatrat dhe qytetet fqinje. Provinca Idlib që gjendet në veriperëndim të Sirisë, akoma është nën kontrollin e terroristëve të frontit AL Nusra, ISIS dhe grupeve të tjera terroriste në këtë zonë dhe forcat qeveritare siriane kanë planifikuar një ofensivë për çlirimin e kësaj province.  

 

Tags

Aug 31, 2018 20:51 Europe/Tirane
Komente