• Paralajmërimet për valën e tretë të Kolerës në Jemen

Në të njëjtën kohë kur Ministria e Shëndetësisë e Jemenit njoftoi rritjen e numrit të viktimave nga kolera në 73 vetë, Kombet e Bashkuara paralajmëruan për një shpërthim të mundshëm të kësaj sëmundjeje.

Ndërsa Arabia Saudite vazhdon sulmet në Jemen dhe shkatërron infrastrukturën e këtij vendi, veçanërisht rrjetin e furnizimit me ujë, kolera po përhapet me shpejtësi në këtë vend. Stefan Dugarik, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke shprehur shqetësim në lidhje me shpërthimin e valës së tretë të kolerës në Jemen, ka thënë: OKB ka regjistruar rreth 120,000 raste të dyshuara të kolerës në Jemen gjatë periudhës janar-gusht. Sipas Dugarik, numri i rasteve të dyshuara të kolerës ka tejkaluar numrin 1 milion e 100 persona që nga prilli 2017, gjë që ka çuar në më shumë se 2,000 vdekje gjatë së njëjtës periudhë. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 

Aug 31, 2018 20:54 Europe/Tirane
Komente