• Organizohet takimi katërpalësh i sigurisë në Bagdad

Dje në Bagdad është organizuar takimi i komitetit katërpalësh të sigurisë mes Iranit, Rusisë, Irakut dhe Sirisë.

Takimi është mbajtur në godinën e ministrisë së mbrojtjes së Irakut në Bagdad. Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, në këtë takim kanë marrë pjesë autoritete të larta ushtarake të 4 vendeve dhe zv/shefat e shtabit të përgjithshëm të ushtrive të Irakut, Iranit, Rusisë dhe Sirisë dhe në të është diskutuar për luftën kundër terrorizmit në Siri. Anëtarët e këtij komiteti vitet e fundit duke shkëmbyer informacione, kanë arritur të kontrollojnë lëvizjet e terroristëve në zonat e përbashkëta kufitare të Irakut dhe Sirisë. Informacionet kanë ndihmuar në vrasjen e terroristëve dhe parandalimin e depërtimit të ISIS në Irak dhe në Siri. Gjeneral Gadir Nezami’pur zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare, pas këtij takimi ka thënë: Ky bashkëpunim mund të ndikojë fuqishëm në efikasitetin e luftës kundër terrorizmit. Irani, Rusia, Iraku dhe Siria prej vitit 2015 kanë krijuar një aleancë katërpalëshe për të luftuar terrorizmin. Deri më sot janë organizuar disa takime të këtij komiteti. Ushtria e Sirisë dhe e Irakut duke marrë ndihmë nga konsulentët iranianë dhe me mbështetjen e Rusisë kanë arritur të mbyllin dosjen e grupit terrorist ISIS në vendet e tyre.

 

 

Tags

Sep 02, 2018 07:47 Europe/Tirane
Komente