• Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në Jemen

Me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite janë varë në veri dhe perëndim të Jemenit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, komitetet popullore dhe ushtria e Jemenit për të parandaluar avancimin e forcave saudite në rajonin Xhizan dhe Asir kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë. Gjithashtu në jug të Jemenit forcat e ushtrisë kanë shkatërruar disa automjete ushtarake të Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Sep 02, 2018 20:59 Europe/Tirane
Komente