• Arabia Saudite pohon vrasjen e fëmijëve në Jemen

Më në fund agresorët sauditë, të ndikuar nga presionet ndërkombëtare, kanë pohuar vrasjen e fëmijëve jemenas në sulmin ndaj një autobusi me fëmijë në provincën Saade.

Koalicioni saudit ka pohuar se ka sulmuar një autobus me fëmijë në provincën Saade të Jemenit. Mansur Ahmed Mansur, zëdhënës mediatik i ekipit hetues për ngjarjen e sulmit ndaj autobusit në Jemen, i varur nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite, ka thënë se sulmi ndaj autobusit me fëmijë ishte një gabim. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, pasi avionët e Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte fëmijë në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ada. Autobusi u sulmua në një treg në qytetin Zahin të provincës  Sa'ada, njoftoi rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah. Ministria e shëndetësisë e Jemenit tha se 50 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë dhe rreth 77 të tjerë u plagosën në sulm. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se autobusi transportonte fëmijë. Johannes Bruëer, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen, gjithashtu tha se shumica e viktimave ishin nën moshën 10 vjeçare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Megjithëse regjimi Saudit me informacione të rreme dhe të sajuara është munduar të devijojë opinionin publik nga krimet e tij në Jemen, mirëpo Bashkësia Ndërkombëtare tashmë kërkon dënimin e autorëve të krimeve saudite dhe sidomos autorët e vrasjes së fëmijëve në Jemen. Në krimet e Arabisë Saudite kundër Jemenit, është e angazhuar edhe EBA. Ministri këshilltar për çështjet e jashtme të Emirateve, sulmin kundër Jemenit së bashku me Arabinë Saudite e ka justifikuar me krimet e Amerikës në Irak dhe në Afganistan. Enver Gargash, është justifikuar duke thënë se lufta dhe agresioni i koalicionit saudit kundër Jemenit sjell dhimbje dhe vuajtje ashtu siç ka krijuar lufta e Amerikës në Afganistan dhe në Irak. Ai ka pohuar se vrasjet e kryera nga koalicioni saudit në Jemen janë të njëjta me krimet e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan dhe në Irak. Ministri këshilltar për çështjet e jashtme në EBA ka pretenduar se vendet anëtare të koalicionit saudit kanë krijuar lumenj gjaku në Jemen për të mbrojtur veten e tyre. Më parë sekretari amerikan i mbrojtjes ka pohuar rolin e Amerikës në sulmet ajrore të koalicionit saudit kundër Jemenit dhe vrasjen e civilëve të shumtë në këtë vend dhe ka thënë: Prioritet i Amerikës është ulja e numrit të viktimave në radhët e civilëve në Jemen.

 


 

Tags

Sep 03, 2018 10:38 Europe/Tirane
Komente