• Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit sulmojnë tri provinca të Jemenit

Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit kanë bombarduar disa rajone në provincat Sade, Sana dhe Hudejda në Jemen, duke plagosur disa persona.

Avionët e koalicionit sauditë kanë kryer tre sulme në rajonin Gule Al Hanshat në rajonin 9 në lindje të Sanas, ku si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur tre fëmijë. Po ashtu avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar tre herë radhazi në Bejn Matre në perëndim të Sanas. Po ashtu pesë herë radhazi koalicioni agresorë sauditë ka bombarduar rajone në provincën Hudejda. Objekt i sulmeve saudite kanë qenë edhe disa zona në provincën Sade.  

 

Tags

Sep 03, 2018 20:52 Europe/Tirane
Komente