• Kthimi i dhjetëra refugjatëve sirianë nga Turqia në vendin e tyre

Një grup prej 200 qytetarësh sirianë, të cilët kishin marrë strehim në Turqi, janë kthyer në vendin e tyre.

200 qytetarët sirianë, të cilët kishin marrë strehim në qytetet e provincës Gaziaentep në Turqinë juglindore, janë kthyer në shtëpitë e tyre që gjenden në zonat e spastruara nga prania e terroristëve në Siri. Hasan Kahreman, drejtori i përgjithshëm për çështjet e jashtme dhe imigracion në provincën turke Kilis, tha për agjencinë e lajmeve Anatoli se, vazhdon kthimi vullnetar i refugjatëve sirian në vendin e tyre. Kahreman shtoi se që nga 1 janari 2015, rreth 80,000 sirianë u kthyen në Siri përmes programit të kthimit vullnetar.

 

 

Sep 03, 2018 20:54 Europe/Tirane
Komente