• Zarif takohet me Bashar Asad në Damask

Presidenti sirian Bashar Asad dhe ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif kanë deklaruar se presioni perëndimor mbi Teheranin dhe Damaskun do të dështojë t'i pengojë ata nga luftimi i terrorizmit.

Në një takim në Damask të hënën, Zarif dhe Asad pohuan se vendet perëndimore nuk do të jenë në gjendje të pengonin Iranin dhe Sirinë nga mbrojtja e parimeve të tyre dhe interesave të të dy popujve. Të dy palët theksuan se politika perëndimore e kërcënimit dhe e presionit ndaj Sirisë dhe Iranit tregon dështimin e Perëndimit për të arritur qëllimet e tij në Lindjen e Mesme. Presidenti sirian dhe ministri i jashtëm iranian përshëndetën nivelin e tanishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme dhe ranë dakord të vazhdojnë edhe më tej konsultimet dhe koordinimin, veçanërisht në dritën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në Siri dhe në vendet e tjera rajonale, si dhe mbi një samit të planifikuar të presidentëve iranian, rus dhe turk në Teheran.

 

 

Tags

Sep 03, 2018 20:55 Europe/Tirane
Komente