• Përleshje mes sionistëve dhe palestinezëve në Kods

Forcat e regjimit sionist ditën e hënë janë konfrontuar me palestinezët në fshatin Velxhah në afërsi të Kodsit të pushtuar për shkak të shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve nga ana e sionistëve.

Forcat e regjimit sionist kanë shkatërruar disa shtëpi të palestinezëve në rajonin Velxhah me pretekstin se janë ndërguar në mënyrë të jashtëligjshme. Mansur Amira aktivst palestinez thotë: Sionistët shkatërrojnë shtëpitë e palestinezëve mirëpo vullneti i popullit palestinez është i vetmi që i bën ballë pushtuesit Sionist. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën.  Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16,500 të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Tags

Sep 04, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente