• Ushtria e Jemenit sulmon qendrat e kompanisë Armako të Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit ka sulmuar disa pika të kompanisë Armako të naftës së Arabisë Saudite në rajonin Xhizan.

Ushtria e Jemenit me disa topa dhe raketa ka sulmuar bazat e ushtarëve sauditë në rajonet Xhizan, Nexhran dhe Asir. Me reagimin e ushtrisë së Jemenit ka dështuar operacioni Helly Born i agresorëve sauditë në brigjet perëndimore të Jemenit. Agjencia Masira e lajmeve njofton se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë qëlluar me katjusha dhe topa bazat e ushtrisë saudite në zonën Makhil pjesë e rajonit Xhizan të Arabisë Saudite. Në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. 

 

 

Tags

Sep 04, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente