• Protesta anti-saudite në provincën Lahaxh në Jemen

Populli jemenas protestoi kundër krimeve të regjimit saudit të shtunën në provincën Lahaxh në jug të Jemenit, duke thirrur sloganet kundër mbretërisë saudite.

Aktivisti i të drejtave të njeriut në Jemen, Tavakul Kerman dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, publikoi një video ku banorët e provincës Lahaxh në Jemen kërkojnë tërheqjen e mercenarëve sauditë nga Jemeni. Në të njëjtën kohë, komiteti që organizoi protestat sot në Jemen lëshoi një deklaratë , ku i bëri thirrje popullit jemenas të marrë pjesë në demonstrimet e së nesërmes me moton "Gjykimi i kryerësve të vrasjeve të fëmijëve është një detyrë fetare dhe njerëzore". Pilotët sauditë sulmuan një autobus që transportonte nxënës jemenas më 9 gusht në rajonin Dohan, që gjendet në provincën Sade, duke vrarë 55 vetë dhe duke plagosur rreth 80 të tjerë.

 

Tags

Sep 04, 2018 20:55 Europe/Tirane
Komente